Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETShpiket roboti i vogël që mund të futet në trupin e njeriut

Shpiket roboti i vogël që mund të futet në trupin e njeriut

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të vogël që mund të futet në trupin e njeriut dhe të lëvizë. Roboti është inspiruar nga pangolinët.

Roboti i butë është në gjendje që të lërë “ngarkesa”, të ngrohë, madje të ndalojë gjakderdhjet e shumë gjëra të tjera sipas shkencëtarëve.

The Independent’ shkuan se, një ditë mund të futet në trupin e njeriut dhe të bëjë gjëra në vende të vështira për t’u arritur siç është stomaku apo zorra e hollë.

Për momentin, roboti është testuar vetëm në inde që përdoren për praktikë. Krijuesit e tij thonë se nevojiten të tjera testime.

Megjithatë këto eksperimente treguan se roboti ishte në gjendje që të ngrohte deri në 70 gradë Celsius, të performonte mjekime në mënyra që mund të jenë të dobishme për trajtimin e kancerit, ose të ndalojë gjakderdhjen apo të ndihmojë në lënien e drogës.

Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se robotët e butë magnetikë të bërë nga metale të buta, mund të jenë të dobishme për procedurat mjekësore, duke i lejuar që të hyjnë në trup pa qenë nevoja për operim apo procedura të tjera invazive.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkencëtarët u përpoqën që të marrin shembull nga pangolinët, gjitarë që janë të mbuluar me luspa.

Dhe kështu ata gjetën frymëzimin që ta mbulojnë me një armaturë të fortë robotin, por mjaftueshëm sa për ta lënë që të lëvizë në mënyrë fleksibël dhe pa probleme.

Krijimet e reja, janë të njohura si milirobotët për shkak të madhësisë së vogël.

Ata janë në gjendje të ngrohen, të ndryshojnë formën dhe të rrotullohen, jo shumë ndryshe nga pangolinët. /Shqip.com

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME