Shqipëria është rikthyer te fitoret ndoshta në ndeshjen e fundit të Edy Reja-s në krye të kuqezinjve. Skuadra jonë kombëtare mori një sukses 2-0 në testin e luajtur ndaj Armenisë në “Air Albania”.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-tur ë, Cokaj ul mjaft mirë topin në zonë dhe më pas shërben një asist për Skukën, i cili me një goditje të bukur e dërgon në cepin e portës.
Armenia u përpoq të reagonte, ndërkohë që Shqipëria humbi raste të tjera në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit bën gjithçka mirë nga piak e bardhë duke dërguar topin nga ana e kundërt e hedhjes së portierit.