Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqipëria nën ujë, situatë kritike edhe për dy ditët e ardhshme

Shqipëria nën ujë, situatë kritike edhe për dy ditët e ardhshme

Prej dy ditësh Shqipëria vijon të përballet me përmbytjet nga reshjet intensive të shiut. Situata paraqitet më problematike në qarkun Shkodër dhe Lezhë. Gjatë ditës së sotme uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve, por gjendja është ende kritike.

“Ka prani uji në rreth 4356 ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje”, thuhet në një njoftim të mbrëmjes së sotme nga Ministria e Mbrojtjes. Dëme të shumta raportohen edhe në infrastrukturë. Ura e vjetër e Bahçallëkut në Shkodë, e shpallur monument kulture, u shemb ndërsa uji rrethoi edhe Xhaminë e Plumbit.

 Evakuimet

Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë që prej pasdites së djeshme për evakuimet e domosdoshme dhe deri më tani raportohet se janë evakuuar rreth 318 banorë, të cilët janë strehuar në konvikte të qytetit të Shkodrës. Po kështu është kryer evakuimi edhe i disa dhjetëra krerëve bagëti. Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa. Krahasuar me Shkodrën në Lezhë gjendja është disi më stabël, por duke parë parashikimet në orët në vijim për reshje intensive, situata është emergjente. Në monitorim sa i përket nivelit të ujit mbahen lumenjtë, Drin, Gjadër dhe Erzen. E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër.

Viktima 

Babë e bir humbën jetën të dielën në “Grykë Lugje”kur uji i lumit rrëmbeu një automjet dhe ku udhëtonte Pjetër Rrushaj, 50 vjeç dhe i biri 13-vjeçar. Vajza e familjes që ishte në makinë arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua nga fshatarë të zonës. Trupat e pajetë u gjetën vetëm pas 16 orë kërkimesh prej polumbarëve të RENEA-s.

Akuzat e opozitës

Politizimi nuk ka munguar as kësaj radhe. Teksa Edi Rama ka qëndruar në zyrë, Sali Berisha kishte shkuar sot në Shkodër nga ku hodhi akuza për qeverinë dhe ministren Belinda Balluku, që sipas tij hapi portat e HEC-eve nga keqmenaxhimi dhe përmbyti zonën e nën Shkodrës. Po kështu akuzat për qeverinë lidhen edhe me prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike në këtë situatë. Teksa Rama qëndroi në zyrë, në terren kishte mobilizuar ministrat e tij për të treguar se shteti është në këmbë e po funksionon.

Parashikimi i motit

Edhe përgjatë ditës së martë parashikohen stuhi shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara o të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Dita e martë pritet të sjellë gjithashtu sërish reshje dëbore në zonat malore, ndërkohë që nuk do të mungojë as era e fortë. Gjithashtu ditën e martë parashikohet edhe rënia e mëtejshme e temperaturave, ku parashikohet të zbresin deri në -3 gradë celcius.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME