Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë, ku një grup të rinjsh shqiptarë sulmuan për vdekje një 42-vjeçar.
Në kamerat e sigurisë tregohet momenti kur një makinë policie dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe e marrin 42 vjeçarin për ta transportuar në spital
“Proto Thema” shkruan se krimi ndodhi në orët e para të së dielës, në zonën e Rafinës në Athinë. Viktima ishte në një lokal me të dashurën e tij dhe dy persona të tjerë.
Në momentin kur u largua për në tualet shqiptarët i kanë ngacmuar të dashurën. Ky ka qenë shkaku u konfliktit. Më pas të rinjtë shqiptarë e kanë qëlluar 42-vjeçarin me doreza hekuri në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda dhe hemorragji.
Policia greke tha se po punon për identifikimin e autorëve.