Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtohen rastet me viroza të stinës në urgjencën e spitalit pediatrik

Shtohen rastet me viroza të stinës në urgjencën e spitalit pediatrik

Fier – Rritet numri i rasteve te virozave te stines ne sherbimin pediatrik te Spitalit Rajonal Fier.

Sipas mjekes pediatre Albana Haxhiu e cila ka pohuar për interesimin e mediave se, vizitat ditore variojne nga 80- 100 ne dite , ndersa ka theksuar se dominon versioni gripal qe eshte ne qarkullim , por qe fatmiresisht nuk ka patur raste me covid apo te dyshuara me fruth.

Po sipas pediatres Haxhiu , raste te komplikuara nuk ka patur , ndersa ka apeluar per te gjithe prinderit qe simptomat e lehta ti trajtojne ne shtepi, dhe per ato me pak te menaxhueshme tu drejtohen mjekeve te familjes prane qendrave shendetesore , te cilet do te vleresojne nese duhet marre mjekim spitalor.



Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se pavaresisht fluksit te vizitave ditore , nuk ka patur shtrime, ndersa u kerkon prinderve qe femijet me simptoma virale te mos i dergojne ne cerdhe , kopshte e shkolla, pasi virozat e stines jane ngjitese , ne vecanti te kjo kategori moshe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME