Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSuel Çela nga arratia kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Suel Çela nga arratia kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Suel Çela ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në masë më lehtësuese.

Burime për Panorama TV, raportojnë se 35-vjeçari, i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj, iu është drejtuar GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani e ka akuzuar si porositës të vrasjes së “Otit” të Elbasanit.

Dumani ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela i cili i ka kërkuar që të vrasë Otin dhe i çonte foton e këtij të fundit në telefon.

Duke qenë se ushtari i tij Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini erdhi vetë nga Kosova për ta çuar deri në fund porostinë, por nuk arriti dot të kryente ekzekutimin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME