Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËTANI PRITET BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPËRI - KOSOVË

TANI PRITET BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPËRI – KOSOVË

Nga Spartak Ngjela-

Shqipëria tani kuptohet se është në një situatë ndërkombëtare tepër të konsoliduar.

Por kjo ka shqetësuar edhe Greqinë edhe Serbinë.

Po pse janë kaq të trembur me shqetësim edhe Athina, edhe Beogradi politik?

I tremb historia e rilindur fuqishëm e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sidomos aleanca e ngushtë e Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo sepse tani edhe Greqia edhe Serbia nuk po arrijnë dot asgjë me mënyrën e tyre të ndjekur në 150 vite resht: që ka qenë vetëm dhunë kundër shqiptarëve jashtë dhe brenda vendeve të tyre, gjithmonë për shfarosjen e popullit shqiptar.

Po pse e ndërmorën këtë luftë antishqiptare?

Sepse këta i tremb deri në marrëzinë e tyre inferioriteti historik kundrejt shqiptarëve.

Po tani çfarë pritet si ecje?

Që pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, në Gadishullin Ilirik janë dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova.

Kurse tani po pritet Bashkimi Kombëtar i tyre në një shtet të vetëm.

Dhe kjo është e sigurt; dhe prandaj janë në shqetësim historik të dy pushtuesit e mëdhenj të territoreve arbërore – Greqia dhe Serbia.

Duhet të durojnë. Se bashkimi Kombëtar Kosovë-Shqipëri është një domosdoshmëri historike dhe prandaj do të kryhet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME