Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë vendosur të lënë pas konfliktet.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram.
“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër, edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku.
Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjithë të mirat”, shkroi Rinori.
Reagimi i tij vjen pas bllokimit të këngës së Tayna-s në t platformat muzikore.
Artistja reagoi ndaj situatës, duke u shprehur: “Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë.
Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punuar kemi harxhuar shumë kohë dhe energji për ta perfeksionuar deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira, ta gjejë veten dhe t’i japë forcë, qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi. Plus, nga ai projekt nuk është marrë asnjë cent. E këtë, e kam bërë veç për ju, publikun tim që më shkruanit çdo ditë për t’u rikthyer”.
Më tej, ajo shtoi: “Është shumë e vështirë të jesh grua në këtë planet, sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj, edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di ç’të them tjetër, veç: “A i luten Zotit këta njerëz?