Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTre të arrestuar në 24 orët e fundit nga policia Fier

Tre të arrestuar në 24 orët e fundit nga policia Fier

Fier – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 24 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. A., 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Sh., 35 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. A., 26 vjeç, banues në Tërbuf, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME