Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTuchel për Brojën: Tjetër gjë të luash në huazim, tjetër gjë të...

Tuchel për Brojën: Tjetër gjë të luash në huazim, tjetër gjë të luash me Chelsea-n

Thomas Tuchel ka lënë të kuptohet se Chelsea mund të transferojë Aubameyang në merkaton e kësaj vere, ndërkohë që për Brojën asgjë nuk ka vendosur. Tuchel ka theksuar se nuk ka ende një plan të qartë për sulmuesin shqiptar,

“Unë besoj se mund të konkurrojmë me këtë grup, por është një gjë të garosh një herë në javë dhe tjetër 60 herë në vit, ose tri herë në javë. Duhet të keni lojtarë që sfidojnë për vendin e tyre, për minutat e tyre në formacion.

Nuk varet vetëm nga taktika dhe shpirti i ekipit, ka të bëjë edhe me thellësinë në skuadër dhe sfidën. Për sa kohë që merkatoja është e hapur, ka gjithmonë mundësi. Fokusi është në atë që kemi, jo në atë që mund të kemi.

Broja numri 9? Po dhe jo. Ne dimë mjaftueshëm për të, por është një gjë të performosh në huazim dhe tjetër të performosh në një klub si Chelsea.

Ai u lëndua në përgatitjet parasezonale, tani është i lënduar përsëri, kjo nuk na ndihmon të kemi një pamje të qartë se çfarë mund të na japë. Mendoj se është një shans i madh për Armando që të ketë ndikim te Chelsea”, tha Tuchel.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME