SPORT

“U zhgënjeva”/ Trajneri i Granadas “shfryn” ndaj Uzunit: Klubi të ka paguar kur ke luajtur me Kombëtaren

Myrto Uzuni po kalon ditët e fundit te Granada, me sulmuesin shqiptar që pret nga momenti në moment të largohet nga spanjollët. Beratasi dëshiron transferimin në Amerikë, ku FC Austin në MLS pritet të jetë skuadra e tij e re.

Siç dihet tashmë prej javësh Uzuni dhe stafi me drejtuesit e Granadas nuk kanë një marrëdhënie të mirë për shkak se lojtari nuk dëshiron qëndrimin më në Spanjë. Sulmuesi vetëm pak muaj më parë ai doli të shkruante historinë me Granadan, duke u bërë futbollisti i huaj më i mirë në këtë ekip dhe më me shumë gola të shënuar.

Aspak i kënaqur me këtë situatë është trajneri i skuadrës, Fran Eskriba. Kjo pasi nga ekipi do i largohet lojtarin kryesorë, ku ishin mbështetur deri më tani. Ngjitja në La Liga vështirësohet, ndërsa në konferencën për media, Eskriba ka theksuar se Uzuni nuk po respekton kontratën.

Të vetmen herë që fola me të për këtë temë, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kështu janë gjërat. U zhgënjeva sepse nuk është kjo mënyra. Çdokush në punë mund të ndjejë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë nga kompania e tij të përmirësojë pagesën. Në këtë rast, ne po flasim për një person të cilit tashmë i ishte përmirësuar disa herë paga për rendimentin e tij.

Është krejtësisht legjitime të shkosh në një klub që e konsideron më të mirë ose të duash të fitosh më shumë para. Çdokush në këtë jetë ka vlerat dhe parimet e tij. Mendoj se është legjitime që ta dëshirosh, por ndërkohë duhet të përmbushësh detyrimin tënd, sepse nëse do të ishe lënduar, ke qenë i sëmurë apo ke ikur me kombëtaren, klubi ka vazhduar të të paguajë.

Dhe nëse nuk do të kishe shënuar gol që kur ke ardhur këtu, klubi do të vazhdonte të paguante sepse ka një kontratë të nënshkruar, por në këtë rast vetëm njëra nga dy palët e ka respektuar”, ka deklaruar timonieri i Granadas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button