Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTUzuni: Jemi më ofensive, tani kam më shumë eksperiencë

Uzuni: Jemi më ofensive, tani kam më shumë eksperiencë

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë me Granadën në La Liga 2, duke kryesuar listën e golashënuesve me 20 gola dhe 4 asist.

Duke folur në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen me Poloninë në kuadër të eliminatoreve EURO 2024, sulmuesi theksoi se Sylvinho bën ndeshje sulmuese, ndaj dhe në Varshavë do të bëjnë lojë ofensive.

Ke realizuar 20 gola me Granadën edhe pse ke luajtur herë në qendër e herë në krah. Në kombëtare ku do doje të luaje?

Jam shumë i lumtur që jam thërritur në Kombëtare. Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushë është në qendër, pra qendërsulmues, aty mendoj se shënoj më shumë gola.

Si të duket ndryshimi i trajnerit dhe afrimi i lojtarëve të rinj? Jam i lumtur për ndryshimin, është një frymë e re dhe një mentalitet i ri. Lojtarëve të rinj u uroj mirëseardhjen dhe shpresoj të adaptohen sa më shpejt me ne e të japin maksimumin.

Ke shënuar shumë me Granadën, po për Kombëtaren ke gola? Këtu është një përgjegjësi më e madhe, por them se tani kam më shumë eksperiencë dhe besoj se koha do e tregojë më së miri”, deklaroi Uzuni për mediat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME