Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËVendbanimi 7500-vjeçar në Lin, zbulim arkeologjik mbresëlënës (foto e vidio)

Vendbanimi 7500-vjeçar në Lin, zbulim arkeologjik mbresëlënës (foto e vidio)

Në fshatin Buqezë në Lin, Pogradec është zbuluar një vendbanim “palafit”, që daton 7500 vjet më parë.

“Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin. Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2″, theksoi Rama.

Projekti shqiptaro-zviceran “LIN 3”, është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë-ASA-Akademia e Studimeve Albanologjike me Universitetin e Bernës, Zvicër dhe me mbështetjen e laboratorëve të Universitetit të Oxford-it, Angli, si dhe Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë.

Sipas drejtuesit shkencor te projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturës.

Gjatë gërmimeve, po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë.

Fshati Lin ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat turistik vazhdon të vizitohet në çdo stinë të vitit nga shumë turistë të huaj, por edhe vendas./ATA

Fshati ka qënë i ngjashëm si ky këtu (fshat muze) që ndodhet pranë Shën Naunit në Maqedoninë e Veriut
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME