Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËVENDIM, BUJQËSIA DËNOHET ME VDEKJE...!

VENDIM, BUJQËSIA DËNOHET ME VDEKJE…!

Nga Armand Braho

Me shumë mundësi pasi të zgjidhet ngërçi i vulës së PD-së dhe kryetarllikut, do ketë mbetur vetëm bar për të ngrënë. E di pse? Ngaqë qeveria jonë kryelartë po qeveris për të ndaluar luftra e kriza globale dhe popullin e shkretë e ka hedhur në një cep bashkë me hallet. Në fakt ky popull meriton pak të jetë në atë cep, por pak ama. Gjithashtu dhe opozitat po i bëjnë opozitë njëra-tjetrës. Ndërsa ata që votojnë janë flakur, ku nuk dinë më ku kanë këmbë e kokë.

Kush pyet sot për bujqësinë? Nuk ke pse ta duash, nuk ka fitim! Naftën, drogën, industrinë, ndërtimet, koncesionet, inceneratorët nxjerrin shumë para, janë të rëndësishme dhe prioritet për qeverinë, madje dhe opozita për këto bën opozitë. Ndërsa ndërsa në bujqësi, më shumë e ha dheu fermerin, seç mund të hajë ai nga dheu…
Për pak harrova që ky sektor punëson mbi 47.8% të të punësuarve total, apo zë rreth 18.9% të PBB-së së vendit. Me pak fjalë, ajo që quhet ekonomia e vetme e ndershme në këtë vend të gremisur dhe mban me frymë, gramën e fundit të parave në duart e popullit, nga që të tjerat janë ose koncesione e PPP ose para të zeza për të cilat qeveria po punon fort për t’i formalizuar.

Në fotot më lartë do të shihni katastrofën në zonën e cila prodhon sasinë më të madhe të mollës në Shqipëri, konkretisht në Devoll. Fermerët e kësaj zone në masë po prisnin pemët frutore, ndërkohë që thoshin se mund t’i përdornin për dru zjarri dhe kjo kishte më shumë leverdi për ta në këtë moment. Mollët që kishin në magazina dhe për të cilat kishin punar dhe investuar me muaj të tërë, po ja bënin dhuratë lumenjve. Thoshin se nuk kishte më grumbullues, s’ka kush t’i blejë, kanë ikur të gjithë më thanë. Në fshat kemi mbetur veç pleq dhe po mundohemi për t’i hedhur në fund në lumë, më thanë. As magazinat figoriferike nuk e pranonin produktin këtë vit, sepse nuk kishin leverdi.

Bujqësia po falimenton dhe askujt nuk i bën përshtypje. Njëri bën thirrje për protestë masive në datën 3, tjetri bën thirrje për të mos ndjekur opozitën dhe populli i shkret mbetet topi i futbollit. Nëse doni që të hani bar, thjesht vazhdoni të hani bar! Më tha dikush me të qeshur, është rritur mirëqenia edhe në kanale gjen mollë, qesha! Turp për të gjithë përfaqësuesit e të dyja krahëve politik në Qarkun e Korçës që heshtin…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME