Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKapen 53 kg marijuanë në Kostur, arrestohet shqiptari

Kapen 53 kg marijuanë në Kostur, arrestohet shqiptari

53 kg marijuana janë sekuestruar në Kostur. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur, sipas mediave greke.

Gjatë operacionit është arrestuar një shqiptar 23 vjeç, teksa ishte futur në tokë greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë. Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME