Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVidhet banesa e një prej gjyqtareve më të pasura në vend

Vidhet banesa e një prej gjyqtareve më të pasura në vend

Gjatë ditës së sotme banesa e një prej gjyqtareve më të pasura në vend. Burime bëjnë me dije se është vjedhur banesa gjyqtares Shpëtime Pitaku, e cila ushtron profesionin në Gjykatën e Durrësit.

Sipas burimeve hajdutët kanë vjedhur 2,000 euro si dhe bizhuteri me vlerë. Ende nuk dihen detajet ekzakte të ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë.

Në deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015 që ka dorëzuar pranë ILDKP, gjyqtarja thotë se ka 5 lokale, të cilët i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme. Nga qiratë e pesë lokaleve ka marrë shumat 9 600 euro, 360 000 lekë, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Gjyqtarja deklaron edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi.

Nga veprimtaria si gjyqtare, zonja deklaron 1 426 425 lekë, të ardhura nga puna e bashkëshortit si mjek stomatolog privat 1 609 327 lekë, gjendje nga paga, 173 802 lekë, qira të klinikës dentare 120 000 lekë etj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME