Në mes të sezonit turistik, në qytetin bregdetar ku gjenden me mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj, digjen goma dhe tymi kaplon gjithë qytetin.
Kjo nuk është hera e parë që digjen goma dhe tymi mbulon qytetin, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
Djegia e gomave raportohet se ka ndodhur në Jalli të Nartës.