Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTVodhën 3 milion euro bizhu në vilën e Ronaldos, arrestohen 3 hajdutët

Vodhën 3 milion euro bizhu në vilën e Ronaldos, arrestohen 3 hajdutët

Arratisja zgjati vetëm disa ditë, hajdutët e dyshuar që mbrëmjen e së dielës u futën në vilën në Ibiza, të marrë me qira për pushime nga Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij Jessica Aidi, duke rrëmbyer një plaçkë prej rreth 3 milionë euro, u ndaluan nga Policia Kombëtare Spanjolle në portin e Denias, qyteti bregdetar nga ku nisen tragetet për në ishujt Baleare.

Tre të dyshuarit, të cilët janë pjesë e një bande që policia e ka ndjekur prej disa kohësh, kishin marrë anijen në Ibiza dhe u kapën sapo mbërritën në kontinent. Në operacion u gjet edhe një pjesë e mallit të grabitur.

Një plaçkë veçanërisht e pasur, pasi siç raportoi mesfushori italian në Guardia Civil të St. Josep de Sa Talaia, kriminelët vodhën 10 mijë euro para në dorë dhe sende të ndryshme me vlerë, bizhuteri, ora dhe diamante, të cilat lojtari i vlerësoi në rreth 3 milionë euro. Vjedhja e madhe ndodhi në vilën Cala Jondal në pronësi të Ronaldos Fenomenit, duke përfituar nga një dritare e lënë hapur gabimisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME