Uncategorized

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Arjan Tase flet në gjykatë

Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata e Vlorës për ta lënë në burg, pasi goditi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në plazhin e Potamit. Sipas raportimeve të gazetarëve mësohet se ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së vogëlushes dhe i ka kërkuar falje Policisë së Shtetit.

“Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit, nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot”, ka thënë Tase.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button