Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETWizz Air nis të tatëpjetën në Shqipëri? Mbyllen të gjitha fluturimet në...
" title="Tumblr" >
Tumblr

Konpania hungareze Wizz Air ka hequr nga sistemi të gjitha fluturimet në aeroportin e Kukësit, duke lënë aktualisht vetëm opsionin e Rinasit për fluturimet e saj në Shqipëri, raporton noa.al.

Wizz Air ka ndërprerë fluturimet nga dhe për në aeroportin e Kukësit, me Vjenën, si dhe me Basel, Karlsruhe, Memmingen.

Lajmi u raportua nga media sociale që japin njoftime për ecurinë e kompanive ajrore.

Megjithëse noa.al u përpoq, në faqen zyrtare nuk gjendej ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë fakt.

Megjithatë në sistem nuk ekziston më zgjedhja e Kukësit për të kryer fluturime nga dhe drejt Shqipërisë siç shihni më poshtë.

Mbyllja e fluturimeve të Wizz Air, nëse është pa afat, bën që ky aeroport të dështojë, pasi edhe kompania tjetër që mori përsipër të kryejë fluturime atje, është në grahma përpjekjesh mbijetese.

Largimi i Wizz Air nga aeroporti i dytë i Shqipërisë, vjen pak ditë pasi një kompani low cost, Ryan Air, njoftoi 17 destinacione nga dhe drejt Shqipërisë, duke nisur nga vjeshta 2023.

Wizz Air është ende kompania me më shumë fluturime në Shqipëri. Fillimisht çmimet e saj ishin të lira, por shpejt ato u bënë dukshëm të larta duke bërë që shumë njerëz të vënë në pikëpyetje trumbetimin se kjo kompani është low cost./noa.al

" title="Tumblr" >
Tumblr
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME