Presidenti i Ukrainas Volodymir Zelensky ka mbërritur këtë të martë në Tiranë. Ai që e priti ishte ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Kryediplomati ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X, ku shprehet se është nder që Tirana pret presidentin ukrainas, duke shtuar se ky është edhe një moment kyç për marrëdhëniet mes vendeve.
“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani.
I pranishëm në pritjen për presidentin Zelenski ishte edhe ambasadori ukrainas në vendin tonë. Kreu i shtetit ukrainas do të marrë pjesë nesër në samitin “Ukraina dhe Europa Juglindore” që mbahet nesër në Tiranë.
Vizita e tij po zhvillohet nën masa të forta sigurie dhe në aeroportin e Rinasit dhe në shoqërimin e tij deri në kryeqytet janë parë forca të shumta të policisë.
AGJENDA
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.