Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNdahet nga jeta aktori i “ Sex and the City”

Ndahet nga jeta aktori i “ Sex and the City”

Aktori i “Sex and the City”, Eddie Driscoll, ka ndërruar jetë  në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Eddie Driscoll luajti në shumë seriale të njohur, duke përfshirë Desperate Housewives, The Last Ship dhe CSI: Miami.

Sipas Hollywood Reporter, Eddie Driscoll vdiq nga një emboli pulmonare pasi luftoi me kancerin në stomak.

Aktori u shfaq në një episod të ‘Sex and the City’ në vitin 2000, ku ai luajti Fendi Man. Ai gjithashtu u shfaq në një episod të ‘Mad Men’ në 2014 dhe serialin e dashur dramatik 24 në 2007.

Eddie Driscoll ishte më i njohur për rolin e tij në The Last Ship, ku luajti Randall Croft. Ai u shfaq në shtatë episode të serialit në vitin 2016.

Ndër të tjera, ai është shfaqur në Entourage, LA Noire, Days of Our Lives dhe Outlaw.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME