Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREZbulohen prezantuesit e Oscars 2024

Zbulohen prezantuesit e Oscars 2024

Është shpallur raundi i parë i prezantuesve për çmimet e ardhshme të 96-të të Academy Awards!

Të hënën, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ndau disa nga yjet që do të ngjiten në skenë për të ndarë çmimet Oscar në natën më të madhe të Hollivudit.

Emrat përfshijnë fituesit e mëparshëm të Oskarit si Mahershala Ali, Brendan Fraser, Matthew McConaughey, Ke Huy Quan dhe Michelle Yeoh,Nicolas Cage, Jamie Lee Curtis, Jessica Lange, Al Pacino, Michelle Pfeiffer, Sam Rockwell, Lupita Nyong’o dhe Zendaya.

Oscars 2024 do të organizohet edhe një herë nga Jimmy Kimmel.

Ky i fundit  ndau promovimin e parë për ceremoninë e këtij viti në Jimmy Kimmel Live në fillim të këtij muaji, duke u tallur me mospërfshirjen  e Barbie në Oscars me ndihmën e disa personazheve të kastit të talentuar të filmit.  Margot Robbie u anashkalua gjithashtu për kategorinë e aktores më të mirë.

Oscars do të transmetohen drejtpërdrejt në ABC dhe do të transmetohen në të gjithë botën të dielën, më 10 mars.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME