Zhduket prej dy ditësh babai i dy fëmijëve, dyshohet i mbytur në lumin Vjosë. (vidio)
Fier – Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit nga Berati që dyshohet se është mbytur në lumin Vjosa
Prej dy ditësh 63- vjecari Ëngjéll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se ështé mbytur në ujrat e lumit Vjosë. Kallézimi në polici është berë nga shoku i tij 64- vjecar , té dy banues në Berat.
Sipas banorit të fshatit Kashisht , Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse cdo ditë në zoné për të peshkuar me grep. Ditén e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lénë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë. Po sipas Rakipit 63- vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë. Ky lumë të mbyt në cdo kohë thotë ai, nëse nuk e njeh teksa ka theksuar se ka patur kontrolle té vazhdueshme nga policia e cila ka krehur të gjithë zonën.
Babai i dy fëmijëve prej tre vitesh peshkonte në lumin Vjosë .
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e 63- vjecarit vijojné nga familjarët në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s dhe nuk janë përqëndruar vetëm përgjatë rrjedhës së lumit , por në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt si dhe në kolektorët kryesor pët shkak se mos gjat kthimit mundë të ishte bërë pis dhe teksa ka shkiar për tu pastruar do ketë rënë duke shkarë dhe është mbytur.
Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.