Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËZheji: Pse po merr kurajë krimi i rrugës

Zheji: Pse po merr kurajë krimi i rrugës

Sipas analistit Artur Zheji, pandëshkueshmëria e krimeve të zyrtarëve i jep kurajë kr’mit të rrugës. Kjo është edhe arsyeja pse, sipas Zhejit, SPAK duhet të nisë punën me krimin e administratës, të zyrtarëve siç i quajti ai me kostum e kollare.

Në emisionin “Pikat mbi i”, Zheji u shpreh se fakti që nga SPAK nuk vijnë lajme madhore, do të thotë se ka zënë vend presioni apo blerja.

Rastin e lirimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Zheji e komentoi si presion indirekt që gjykata i bëri Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar.

“SPAK zgjidhje in extremis. SPAK thotë po hetojmë ngjarje të rënda mafioze. Nuk dimë nëse peshkorja anon nga krimi mafioz apo krimi me kostum e kollare i administratës pavarësisht ngjyrës. Duhet nisur nga administrata dhe krimi shtetëror. Është krim i pandëshkuar që i jep kurajo krimit të rrugës. Situatë pandëshkueshmërie. Siç thotë edhe vetë (Arben) Kraja e Yuri Kim, nuk vijnë më lajme nga SPAK. Ka shumë pas ose aspak informacion. Kur nuk flet drejtësia flet kërcënimi presioni e blerja.

Fakti që ishte guximi të lirohet Alqi Bllako shumë rëndë i akuzuar për korrupsion madhor, dhe SPAK detyrohet të merret me një gjë kaq të vogël, është presion indirekt që gjykata i bëri SPAK-ut.

Rastet e padukshme janë ata që e ndryshëm SPAK në një qoshe”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME