LIFE STYLETOP-NEWS

10 liqenet që duhet t’i vizitoni një herë në jetë

Në botë ka rreth 117 milionë liqene, sipas studiuesve të Universitetit të Uppsalës. Disa janë të vegjël e të izoluar, të tjerë të mëdhenj sa dete të brendshme. Ka liqene ideale për t’u admiruar, ndërsa të tjerë të ftojnë për not, kajak, ecje apo lundrim. Këto janë 10 nga më mbresëlënësit.

1. Liqeni Maggiore, Itali e Zvicër

Image

I njohur për elegancën dhe atmosferën e qetë, Maggiore kombinon kulturën italiane me atë zvicerane. I rrethuar nga male dhe me klimë të butë mesdhetare, ai ofron mundësi për ecje, çiklizëm, not dhe sporte ujore. Vizitorët mund të eksplorojnë edhe Ishujt Borromean, të famshëm për kopshtet dhe pallatet e tyre.

2. Liqeni Constance, Gjermani, Austri e Zvicër

Image

Një nga liqenet më të mëdha të Europës Qendrore, Constance është parajsë për çiklistët. Një itinerar prej rreth 270 kilometrash përshkon brigjet e tij dhe kalon nëpër tri shtete, qytete mesjetare, fshatra bavareze, muze dhe zona natyrore. Pamjet alpine e bëjnë udhëtimin edhe më të veçantë.

3. Liqeni Saimaa, Finlandë

Image

Saimaa është liqeni më i madh i Finlandës dhe përfshin rreth 13,000 ishuj. Zona është ideale për lundrim, kajak dhe not në natyrë. Vizitorët mund të shohin fokën e rrallë të Saimaa-s dhe të shijojnë gastronominë lokale, të bazuar në manaferra, kërpudha, peshk dhe mish të freskët.

4. Liqeni Malawi, Malawi, Tanzani e Mozambik

Image

Liqeni Malawi është i njohur për ujërat e kthjellëta dhe biodiversitetin e jashtëzakonshëm. Ai strehon mbi 1000 lloje peshqish, përfshirë ciklidët shumëngjyrësh. Parku Kombëtar i Liqenit Malawi është destinacion i shkëlqyer për zhytje dhe snorkeling, ndërsa peizazhet me plazhe ranore dhe kodra të gjelbra janë spektakolare.

5. Liqeni Tonlé Sap, Kamboxhia

Image

Tonlé Sap është një fenomen natyror unik. Gjatë sezonit të shirave, lumi Mekong ndryshon drejtimin dhe e zgjeron liqenin deri pesë herë. Në brigjet e tij ndodhen fshatra lundruese, ku banorët jetojnë mbi ujë. Vizita me varkë ose kajak ofron një përvojë autentike kulturore.

6. Issyk-Kul, Kirgistan

Image

I ndodhur në mbi 1600 metra lartësi, Issyk-Kul rrethohet nga male me dëborë, pyje dhe stepë. Për shkak të kripësisë së lartë, liqeni rrallë ngrin. Në verë temperaturat arrijnë deri në 25°C, duke e bërë ideal për not dhe paddleboarding. Vizitorët mund të kalojnë natën në jurta tradicionale pranë brigjeve.

7. Liqeni Titicaca, Peru e Bolivi

Image

Titicaca është liqeni më i lartë i lundrueshëm në botë dhe ka rëndësi të madhe historike e kulturore. Sipas legjendës, prej tij dolën themeluesit e Perandorisë Inka. Ishujt e tij janë shtëpi e komuniteteve indigjene, ku turistët mund të përjetojnë jetën tradicionale dhe artizanatin lokal.

8. Liqeni Waikaremoana, Zelandë e Re

Image

I vendosur në rajonin e egër Te Urewera, Waikaremoana është destinacion ideal për ecje në natyrë. Shtegu i njohur Lake Waikaremoana Track kalon përmes pyjeve tropikale dhe ofron pamje spektakolare mbi liqenin. Zona trajtohet me respekt të veçantë, pasi ka status të mbrojtur ligjor.

9. Maligne Lake, Kanada

Image

I fshehur në Parkun Kombëtar Jasper, Maligne konsiderohet një nga liqenet më të bukur të Kanadasë. Brigjet e tij të paprekura dhe peizazhet malore krijojnë një atmosferë të egër dhe të qetë. Vizitorët mund të eksplorojnë zonën me kajak ose lundrim drejt Spirit Island, një nga pamjet më ikonike të vendit.

10. Liqeni Huron, Kanada e SHBA

Image

Një nga Pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut, Huron dallohet për ujërat e pastra dhe mijëra ishujt e tij. Gjiri Georgian Bay përfshin arkipelagun më të madh me ujë të ëmbël në botë, me plazhe, pyje dhe shkëmbinj graniti rozë. Zona është ideale për kroçera dhe vëzhgim të kafshëve të egra si drerët, shqiponjat dhe arinjtë e zinj. /Telegraph

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button