Fermerët e Divjakës në rrezik falimenti, ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Fermerët e Divjakës ankohen për çmimin e ulët të shitjes së prodhimeve bujqësore. Ata detyrohen që pataten dhe qepën ti shesin me çmim nën kosto me 35 dhe 40 lekë për kilogram, duke mos nxjerrë as shpenzimet. Fermerët thonë se po penalizohen nga produktet e importit dhe mungesa e subvencioneve nga shteti.
Fermerët e Divjakës kanë nisur vjeljen e qepës dhe patates së hershme ndërsa kanë nisur hedhjen e tyre në treg. Qepët detyrohen ti shesin 35–50 lekë/kg, ndërsa patatet 40–50 lekë/kg, dhe për këtë ky çmim është nën kosto duke mos mbuluar as shpenzimet. Kjo për shkak se penalizohen nga produktet e importit që shiten më lirë se prodhimet vendase.
Shumë prej tyre ende nuk kanë shitur pataten e vjeshtës, e cila rrezikon të dalë në treg me vetëm 20 lekë/kg. Fermerët ankohen se tregtarët i marrin prodhimet në parcela pa fatura, duke i penalizuar nga subvencionet e shtetit.








