Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBujqësia në krizë për fuqi punëtore në Zharrëz, të rinjtë heqin dorë...

Bujqësia në krizë për fuqi punëtore në Zharrëz, të rinjtë heqin dorë nga punët e rënda

Fier – Bujqesia eshte nje nga deget e ekonomise qe po vuan se tepermi largimin e krahut te punes.

Prodhuesit dhe sipermarresit e investimeve ne bujqesi të zonës Zharrëz, po perballen me mungesen e punetoreve nderkohe qe vete dega e bujqesise ka nevoje per nje numer te madhe forcash pune me gjithe mekanizimin e disa sherbime qe ka ndodhur vitet e fundit. Ata qe ende vijojne kete pune ne fshatrat fushore i perkasin moshes mbi 40-50 vjecare ndersa te rinjte kane braktisur keto pune ne kerkim te puneve me te lehta.

Ne mjaft raste prodhuesit e serave punojne te vetem, ne pamundesi per te gjetur punetore , me shpresen per te gjetur dike ne fluksin e punes.

Agron Doko eshte nje sipermarres ne prodhimet e serave . Ai ka perfituar dhe ka vene ne zbatim nje projekt dhjetera mikionesh permes skemave te mbeshtetjes ne bujqesi, por ajo qe perben problem edhe per te, eshte gjetja e krahut te punes. Sipas tij nje mbeshtetje me e madhe me subvencione per kete sektor do te sillte pagesa me te mira dhe do te stimulonte punetoret.

Siperfaqet me sera perbejne edhe investimet me te medha ne fushen e Myzeqese duke dhene nje kontribut te rendesishem edhe per eksport.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME