Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA105 kg kokainë nga Ekuadori në Selanik/ Arrestohen shqiptarë, grekë dhe maqedonas

105 kg kokainë nga Ekuadori në Selanik/ Arrestohen shqiptarë, grekë dhe maqedonas

Një bashkëpunim i shërbimeve policore maqedonase dhe greke, çoi në sekuestrimin e 105 kilogram kokainë në Selanik. Në pranga ranë 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe 3 nga Shqipëria. 4 persona të tjerë janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Brendshme Greke bën me dije se sekuestrimi është rezultat i një shkëmbimi disa mujor të informacionit dhe i bashkëpunimit të suksesshëm.

Kokaina ishte fshehur në kuti me banane. Bëhet fjalë për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë kryer një sërë veprimesh për sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike nga Ekuadori në portin e Selanikut. Synimi ishte për ta shpërndarë më pas kokainën në disa shtete.

Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në 3 kontejnerë të cilat janë porositur dhe paguar nga një person nga Shkupi me iniciale A.K., 70 vjeç. Ai kishte hapur një kompani për importin e frutave nga Amerika e Jugut. Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një automjet mallrash me targa të RMV-së që drejtohej nga një 30-vjeçar maqedonas me iniciale M.M. i punësuar nga një person tjetër.

Pasi mori përsipër dhe ngarkoi kontejnerin me makinë ai u drejtua për një magazinë afër Selanikut. Policia e ka mbajtur nën vëzhgim dhe më pas ka ndërhyrë duke sekuestruar kokainën. Shoferi M.M. është arratisur, por pasi ka hyrë në territorin maqedonas përmes brezit të gjelbër të kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë është kapur nga policia maqedonase. ©LAPSI.al

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen
Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen
Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME