Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized14-vjeçari u zhduk në lumin Seman, familjes i është mbytur dhe një...

14-vjeçari u zhduk në lumin Seman, familjes i është mbytur dhe një djalë tjetër

14-vjeçari, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur. Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se edhe më përpara kësaj familjeje i është mbytur një tjetër djalë në ujërat e lumit Seman, në po të njëjtin vend. Banorët e fshatit Suk 1 të bashkisë së Roskovecit tregojnë se familja e të miturit të zhdukur ka problem të shumta ekonomike.

14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më. Dyshohet se i mituri ka hyrë në lumë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë. Në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME