AKTUALITET

15-vjeçarja pèrdhùnohet në Tiranë/ Ndalohet pèrdhunùesi dhe babai i vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 15-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një 20-vjeçar.

E mitura gjithashtu raportohet se është dhunuar psikologjikisht nga babai i saj pasi u abuzua seksualisht nga i riu.

Policia ka ndaluar 20 vjeçarin e iniciale S. A., ndërsa është proceduar penalisht babai i adoleshentes, 42-vjeçari me iniciale A. Gj..

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button