Adoleshenti me sindromën e ujkut hyn në rekordin Guinness – Ai ka fytyrën në 95 % të mbuluar me lesh

Lalit Patidar vuan nga hirsutizmi, një gjendje e rrallë – Ai u përball me vështirësi, por nuk pranon të rruajë flokët
Një 18-vjeçare nga India ka thyer rekordin Guinness për fytyrën të mbuluar me lesh.
Lalit Patidar vuan nga hirsutizmi, një gjendje e rrallë e njohur edhe si “sindroma e ujkut”, e cila shkakton rritje të tepërt të qimeve në trup dhe fytyrë. 95% e fytyrës së tij është e mbuluar me flokë, gjë që ka sjellë reagime të ndryshme nga ata që e rrethojnë. Megjithatë, ai ka mësuar të pranojë pamjen e tij dhe të përballojë sfidat me një qëndrim pozitiv.
Së fundmi i riu ka udhëtuar nga shteti indian i Madhya Pradesh për në Milano të Italisë, ku ka marrë pjesë në programin televiziv “Lo Show dei Record”. Për të konfirmuar rekordin, ai u vizitua nga një specialist i cili ekzaminoi rritjen e qimeve në fytyrën e tij dhe rezultatet treguan se ai ka 201.72 qime për centimetër katror, duke e bërë atë zyrtarisht njeriun me fytyrën më me flokë në botë.
” Lalit është një nga vetëm 50 rastet e dokumentuara të hirsutizmit në mbarë botën që nga Mesjeta ,” tha Guinness, duke nënvizuar rrallësinë e rastit të tij.
Lalit Patidar tha se ndihet “shumë i lumtur” për njohjen e tij. Ndonëse hasi vështirësi, sidomos në shkollë ku fillimisht shokët e klasës e kishin frikë, me kalimin e kohës e pranuan kur e kuptuan se ai nuk ndryshonte nga ata.
Pavarësisht thirrjeve të disave për t’i rruar flokët, ai mbetet i palëkundur: “ Më pëlqen mënyra se si jam dhe nuk dua të ndryshoj pamjen time ”, ka thënë ai.