AKTUALITET
Deputeti Korreshi: Nuk del dotë të pish kafe në Lushnje, mban era si pord.ë e plevitosur

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka ironizuar në fjalën e tij në Kuvend, situatën aktuale të qytetit të Lushnjes, duke theksuar se Lushnja ka përjetuar një periudhë të vështirë gjatë 10 ditëve të fundit, ku është përhapur një aromë e rëndë nga bërësitë e ullirit, e cila, e ka bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët.
“Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq ditë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri. U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe”, tha ai, ndërsa nuk denjoi të përdor edhe një krahasim për këtë situatë, duke thënë “vjen si era e pordhës së plevitosur”.