Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET2 minuta në ditë me kokë posht, ja çfarë ndodh

2 minuta në ditë me kokë posht, ja çfarë ndodh

Qofshin të rinj apo të moshuar, shumica e njerëzve e shohin lëkurën e pastër dhe të lëmuar si themelin e bukurisë së tyre. Mënyra për të pasur një lëkurë të bukur është të jesh i shëndetshëm. Të kesh një sistem trupi të shëndetshëm dhe energjik do të thotë të kesh një lëkurë më të re dhe më të lëmuar. Përshpejtimi i qarkullimit të gjakut ju lejon të jeni më rezistent.

Por, a e dinit se mund ta arrini këtë duke qëndruar me kokë poshtë për vetëm disa minuta në ditë?

Një rutinë solide për kujdesin e lëkurës është thelbësore, pasi ushqen organin më të madh në trupin tuaj. Eksfolimi dhe hidratimi janë jetik kur bëhet fjalë për parandalimin dhe luftimin e linjave të holla, rrudhave dhe puçrrave.

Në fakt, ekziston një hak që mund të bëni në privatësinë e shtëpisë tuaj që mund të ndihmojë në përmirësimin e lëkurës tuaj dhe për më tepër, krejtësisht falas. Sipas një estetisti, gjithçka që duhet të bëni është të qëndroni me kokë posh

Edhe pse mund të tingëllojë ekstreme, ka arsye shkencore që vërtetojnë se, të qëndrosh me kokë poshtë, ju ndihmon në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës së fytyrës.

Rrjedha dhe qarkullimi më i mirë i gjakut çon në thithjen e më shumë lëndëve ushqyese dhe vitaminave nga trupi, si dhe në aksesin e më shumë gjaku të pasur me oksigjen.

Lëkura ka nevojë për ushqim dhe hidratim të duhur për t’u dukur sa më mirë, kështu që rritja e qarkullimit të gjakut mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Më poshtë po ju rendimin disa nga efektet e tjera të pabesueshme të qëndrimit me kokë poshtë:

Ju ndihmon të flini më të shëndetshëm;

Do keni më shumë energji dhe do ndiheni më pak të lodhur;

Rrit fokusin;

Ndihmon në uljen e dhimbjeve të shpinës;

Rrit qarkullimin e gjakut. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME