POLITIKËTOP-NEWS

20 ditë historike/ Qytetarët kundërshtojnë propozimin e PS për ‘Territorialen’: Divjaka bashki

Prej 20 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër propozimit për ndryshimin e hartës territoriale dhe shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën.

Banorët nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre që Divjaka të vijojë të jetë bashki më vete.

Nga sheshi përpara bashkisë, ata kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga banorët dhe qytetarët e Divjakës, në mënyrë që protesta të vijojë.

Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, qytetarët kanë kundërshtuar propozimin për ndryshimin e ndarjes territoriale, duke e konsideruar të papranueshme shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën.

Protesta është mbyllur edhe këtë mbrëmje me marshimin e qytetarëve në rrugët e Divjakës, nën thirrjet drejtuar qeverisë për të mos e shkrirë bashkinë.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestën edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën e tyre të pandryshuar: Divjaka bashki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button