Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET3 të arrestuar në 24 orë, dy për ushtrim dhune dhe një...

3 të arrestuar në 24 orë, dy për ushtrim dhune dhe një për prerje pishash pa leje në pyll.

Fier – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, si edhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë konstatuar duke prerë dru pishe, në zonën e mbrojtur të pyllit të Divjakës.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 32 vjeç, banues në Shën e Premte, Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe ka thyer xhamat e banesës së vjehrrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME