Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËFestivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës, këngë dhe valleve nga të...

Festivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës, këngë dhe valleve nga të gjitha krahinat

Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës. Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“MIRËMËNGJESI dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F156165754117224%2F&show_text=false&width=560&t=0

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME