Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE38 vjeçari Luka Modric vendos një tjetër rekord te Reali

38 vjeçari Luka Modric vendos një tjetër rekord te Reali

Mosha është vetëm një numër për Luka Modric, që vijon të luajë futboll dhe të vendosë rekorde te Real Madridi. Me Superkupën që ngriti mbrëmjen e së mërkurës në Varshavë, mesfushori kroat kthehet në lojtarin me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.

Mes futbollit spanjoll dhe atij ndërkombëtar, Modriç numëron 27 trofe me “Los Blancos”. Mesfushori kroat ka fituar 4 herë titullin kampion në La Liga, 2 herë Kupën e Mbretit, 5 herë Superkupën e Spanjës, 6 herë Champions League, 5 herë Superkupën e Europës dhe 5 herë Botërorin për Klube.

Nëse i shtojmë “Topin e Artë” edhe trofetë me Dinamo Zagreb në Kroaci, në fillim të karrierës, atëherë këto numra bëhen me të vërtetë të paarritshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME