Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET6 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

6 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Fier -Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në lokalin që e kishte marë me qira, organizonte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celulare, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike dhe 64 000 lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 37 vjeç, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin H
M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit F. K., 38 vjeç, banues në Fier, L. H., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua shtetasi L. D., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME