Meta: Koha e mjekimit të detyruar për Edi Ramën po afron, është i tmerruar nga llogaridhënia që do të japë para populli
Meta: Nuk do presim shtatorit, çdo ditë në aksion të intensifikuar për largimin e regjimit të pashpirt të Edi Ramës
Meta: Rama do të japë llogari si “Çeçua, kjo është e padiskutueshme
Meta: Misioni im, triumfi i revolucionit anti-korrupsion, triumfi i lirisë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari
Pyetje: Sa i përket aksionit opozitar që pritet të nisë në muajin shtator, megjithëse edhe gjatë korrikut dhe gushtit kemi pasur goxha zhvillime në politikë, sidomos nga krahu i opozitës, çfarë presim nga shtatori?
Meta: Ne nuk presim shtatorin, ne jemi çdo ditë në aksion opozitar të vazhdueshëm, të përhershëm, sistematik, që vetëm do të vijë duke i intensifikuar, duke u zgjeruar në mënyrën më kapilare, kudo në gjithë shoqërinë, kështu që të gjithë ne punojmë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me një regjim të pashpirt, që synon zhbërjen e kombit tonë, vendit tonë, trashëgimisë tonë kulturore dhe historike, dhe largimin e Shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës demografike të vendit që dihet se kujt i shërben, atyre që gjithmonë kanë pasur synime dhe pretendime për të kontrolluar vendin tonë dhe pozitën e tij kaq të rëndësishme gjeostrategjike.
Do të jetë Partia e Lirisë në krah të PD-së në zhvillimin e këtij aksioni opozitar?
Meta: Ne do të jemi në krah të qytetarëve kudo dhe në bashkëpunim dhe koordinim me PD-në dhe gjithë partitë të cilat e këtë prioritet.
Pyetje: Jemi duke pritur një takim mes jush dhe z.Berisha, e patët një në Baku, por…u tha që nuk u diskutua gjë. Pata një komunikim me Berishën dhe tha nuk diskutuam mbi aksionin opozitar,
Meta: Nuk kemi biseduar. Kemi qenë në pozita të tjera, por jemi të disponueshëm, për të punuar, bashkëpunuar me të gjithë faktorët opozitarë kudo në vend, pa asnjë paragjykim, që kanë vetëm një synim, shpalljen e menjëhershme ‘non grata’ të këtij regjimi hajdutokrat me Edi Ramën në krye. Në mënyrë që fuqinë ta rimarrin qytetarët shqiptarë, të rikthejmë demokracinë, të rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel, të rikthejmë shpresën, dhe të ndalim këtë hemorragji të frikshme të largimit të rinisë dhe të forcave më krijuese nga vendi ynë i mrekullueshëm.
Pyetje: Do ketë një bllok opozitar, apo secila forcë politike do të bëjë luftën e saj përballë qeverisë?
Meta: Secila duhet të bëjë më të mirën, duhet bërë çdo përpjekje për një bashkim të të gjithë opozitës, gjithmonë mbi parimet më demokratike dhe më gjithëpërfshirëse.
Pyetje: Me z.Berisha ‘non grata’ për amerikanët. Do të jeni ju kontakti i Ambasadës Amerikane me opozitën?
Meta: Janë pyetje që s’përbëjnë interes për mua. Berisha s’është një person, është një institucion dhe është në krye të institucionit më të rëndësishëm sot të opozitës, PD-së. Është njeri i zgjedhur në mënyrë publike. Ne respektojmë çdo vendim të PD-së dhe çdo force tjetër, dhe në këtë aspekt më duken pyetje pa asnjë lloj kuptimi. Është e rëndësishme që opozita në mënyrën më paqësore, më aktive, më qëndrestare, më demokratike dhe me një organizim shumë më të mirë se deri tani, të konkretizojë atë shpirt opozitar të jashtëzakonshëm që ekziston sot në Shqipëri, por që grinta e këtij shpirti u vra nga një ish-lidership jo vetëm i përgjumur, por edhe i korruptuar nga qeveria.