Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike. Në konferencën për mediat, Meta tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.
“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha ai duke iu përgjigjur paralajmërimit të Taulant Ballës për ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë së figurës së kujtdo që ka hyrë në politikë.
“Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.
Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.
Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut, jo vetëm ndaj kësaj qeverie se kjo është e ikur, por dhe të çdo qeveri që do vijë që do guxojë të sillet si kjo qeveri’, deklaroi Meta.