Interi ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e mposhtur Juventusin në finalen e madhe me rezultat 2:4.
Ndeshja ishte e paparashikueshme, teksa dy ekipet e patën epërsinë në anën e tyre, shkruan Gazeta Express.
Ishte Nicolo Barella që shënoi super gol në minutën e shtatë për t’i kaluar zikaltrit në epërsi.
Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Alex Sandro barazoi rezultatin në minutën e 50-të, kurse dy minuta më vonë Vlahovic përmbysi gjithçka dhe kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi.
Shifrat u barazuan sërish në minutën e 80-të, kur Calhanoglu shënoi nga penalltia.
Ndeshja shkoi pastaj në vazhdime, ku Interi u tregua më i fortë.
Ivan Perisic riktheu epërsinë e Interit në minutën e 98-të duke shënuar nga penalltia, kurse katër minuta më vonë, sërish Perisic shënoi për 2:4.