Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet një person i vdekur në banesë

Gjendet një person i vdekur në banesë

Një trup i pajetë është gjetur në një banesë, në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, pasi viktima nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të të afërmve. Familjarët pasi e kanë kostatuar të vdekur, kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg.

Nuk dihen rrethanat ende se si ka ndodhur apo me kë jetonte viktima, pasi policia ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Burime bëjnë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes.

Megjithatë, familjarët insistojnë se viktima ka rënë në koktakt me energjinë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Policia po heton rrethanat e ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME