Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqiptarja kampione europe, por me flamurin e Greqisë

Shqiptarja kampione europe, por me flamurin e Greqisë

Një tjetër shqiptare u shpall kampione europe në kampionatin që po mbahet në Mynih. Elina Xhengo, e lindur në Greqi dhe që garon për flamurin e këtij shteti, fitoi medaljen e artë në hedhje shtize.

Xhengo regjistroi rezultatin 65:81 metra në gjuajtjen e dytë dhe asnjëra prej rivaleve nuk iu afrua asaj. Distanca më e afërt me Xhengon ishte 4 metra.

Atletja Xhengo i dha Greqisë medaljen e katërt të artë në Europian, duke u bërë edhe kampiona më e re në Europë në hedhje shtize, 19 vjeçe e 350 ditë. Rekord që mbahej që prej vitit 1962.

Ajo është njëhohësisht edhe sportistja më e re greke që shpallet kampione europe. Elina Xhengo vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Ajo lindi në Greqi në vitin 2002.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME