Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Aksidenti në Lushnje me 6 të plagosur, 3 rëndë

Emrat/ Aksidenti në Lushnje me 6 të plagosur, 3 rëndë

Një aksident i rëndë me gjashtë të plagosur ka ndodhur në Lushnje në afërsi të fshatit Pirre.

Dyshimet janë se ka disa persona të plagosur. Një mjet tip fouristradë ka goditur një mjet bujqesor tip traktor. 

Sipas burimeve të informacionit paraprakisht raportohet për 6 persona të plagosur të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit, ku mes tyre janë edhe 2 fëmijë të mitur. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 
Për shkak të përplasjes së dy mjeteve është bllokuar qarkullimi në rrugën kryesore, ndërsa aktualisht lëvizja e mjeteve është duke u bërë në një rrugë dytësore. 

Në spital janë paraqitur drejtuesi i mjetit Muhamet Kapllani 55 vjeç,
Gëzime Kapllani 46 vjeç 
Mirel Kapllani 12 vjeç 
Muhamet Topi 58 vjeç
Dhurata Kapllani 52 vjeçe 
Enea Topi 11 vjeç. 

Të gjithë personat ishin në të njëjtin mjet. Në gjendje më të rënduar janë Enea Topi, Dhurata Kapllani dhe Muhamet Topi 

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME