Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve

Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit.  Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës “, tha sot Meta në një komunikim për mediet.

Gjatë muajit korrik dolën shumë aludime që donin që ish-Presidenti Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Aludimet qarkulluan pasi sipas Autoriteteit të Dosjeve, një politikan me iniciale I.M ka qenë pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit. Autoriteti i Dosjeve përmes një postimi dha informacion se politikani i nivelit të lartë I.M. është pjesë e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Pas spekulimeve se ish-presidenti Ilir Meta është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni theksoi se të gjithë të interesuarit duhet të të ndjekin rrugën ligjore për informim mbi këtë çështje, duke shtuar se të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Ilir Meta  ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME