Komani është një ndër portat hyrëse për të udhëtuar për në zonat turistike në Shqipërinë e veriut për t’u drejtuar destinacioneve si Lumi i Shalës apo Valbonës, për të mos thënë edhe për në zona të tjera.
Si banorë të këtyre zonave ashtu edhe turistët vendas apo të huaj në Koman ndeshen me plehra të hedhura në të katër anët pa kriter për të mos tjënë edhe të mbledhura në thas të zinjë plastik por të pa larguar ku nga temperaturat e larta të diellit përveçse shqyen kundërmojnë aromë të rëndë çka duket qart dhe tek turistët që zënë hundët me duar apo përdorin maska antikovid. Dikush prej tyre do të shprehej me humor, plehrat det në tokë dhe mal në liqen.
Ministria e turizmit Kumbaro mos të hedh sytë nga zonat e jugut duke u treguar krahinore por të inspektojë apo të vërë në punë vartësit duke lënë karriget të freskohen pak në këto ditë temperaturash të larta pasi edhe banorët e zonave të veriut janë taksapagues të rregullt dhe kanë nevojë.për shërbime, mos të tregohet raciste e bullizuese.