Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË"NJË VERË NË MONTREAL"

“NJË VERË NË MONTREAL”

Nga Hazbi Dida (publicist)

Në lagjen tonë të re ku isha zhvendosur prej pak kohësh, jetonte familja e fisme arabe me maçokun me lara. Ky Maçok bishtëtrashë me emrin Denis vinte rrotull shtëpisë sonë çdo ditë dhe shpesh luanim me të, ishte i dashur dhe miqësor me gjithë banorët e lagjes. Në rrugën Victoria kishte shumë kafshë shtëpiake por maçoku me emrin Denis ua kishte vjedhur zemrat të gjithëve , por më shumë se të gjithëve mua që e ushqeja herë – pas – here me peshk dhe nga ato çka gatuanim vetë, maçoku me emrin Denis nuk bënte naze dhe pjesën më të madhe të fundjavave i kalonim bashkë në shazllon.

Edhe kur dilnim të parku i madh i La Salle me pishina publike. Shpesh herë shkonim une, Andrea ,Philipi dhe maçoku me emrin Denis. Gjithmonë ai vinte pas nesh, rrinte me nè dhe hante me nè… Familja e fisme arabe kishte edhe një mace tjetër, prandaj nuk e bënte aq alarmante ikjen nga shpia të maçokut patakt.  Ndërkohë që ne laheshim, ai lozte me ketrat gri të famshmet e Kanadasë.

Andrea këtë fundjavë solli me vete një mi të beftë pambuku qe t’i bënte me shumë shoqëri Denisit, ketrat e lodhnin shumë pasi pas disa minutash ato ngjiteshin në pemë, maçoku bishtëtrashë me emrin Denis përtonte që ti ndiçte dhe shpesh i përgjonte poshtë pemës, sidoqoftë miun e bëftë, maçoku ynë e priti shumë mirë, madje aq mirë sa në fillim dukej sikur kishte përfunduar lufta epike mes maces dhe miut, por fatkeqësisht jo për shumë kohë!  Pasi lozen gjithë ditën sëbashku në mbrëmje u zhduken që të dy…

( Ky fragment është shkëputur nga projekti, libër, Një verë.në Montreal që pritet të botohet së shpejti në Gjermani)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME