Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Xhengo, u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.
19-vjeçares shqiptare i rezervuan një pritje shumë të ngrohtë në shtetin fqinj, pasi në aeroportin “Macedonia”, kishin dalë jo vetëm familjarë dhe të afërm, por edhe tifozë të shumtë.
Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas triumfit të madh që arriti.