Sakarina dhe sukraloza, dy ëmbëlsues artificialë, ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve dhe rrisin nivelet e glukozës në gjak. Ajo që dyshohej prej kohësh nga studimet e kryera në vitin 2014, është konfirmuar tashmë nga testet e reja.
“Kur u publikua studimi i parë në vitin 2014, industria ushqimore ishte e tërbuar, duke pretenduar se rezultatet ishin të pavlefshme sepse testet u kryen vetëm te minjtë”, tha Robert Lustig, një neuroendokrinolog që nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
Pas tetë vjetësh, Instituti Weizmann i Shkencës në Izrael ka vendosur të kryejne teste të mëtejshme mbi vullnetarët njerëzorë. Analizat e reja nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë konfirmuar atë që ishte zbuluar më parë, domethënë se disa ëmbëlsues ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve duke ndikuar negativisht në tolerancën ndaj glukozës, një masë e aftësisë së trupit për të lëvizur sheqerin nga gjaku në muskuj dhe yndyrë dhe potencialisht duke shkaktuar shtim në peshë dhe diabet.